Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot do të mbajë kongresin e katërt zgjedhor.
Siç njofton BDI, Kongresi mbahet pas përfundimit të procesit zgjedhor në degët e kësaj partie.Njoftimi i plotë BDI-së:
Pas zgjedhjes së afërsisht 100% të kryetarëve të rinj të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90% të kryetarëve të rinjë të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim po organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor.Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut.Kongresi do të mbahet të shtunën, me fillim 16:00, në Qendrën sportive “Kalaja” në Shkup.
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...