E gjetur mes “bombave” të Zaevit, për të cilat LSDM publikisht ka vlerësuar se i posedon edhe Mijallkovi, BDI po shprehet e shqetësuar për situatën e krijuar politike. Edhe pse nuk kursen arrogancën ndaj shqiptarëve, në situatën aktuale përfaqësuesit e kësaj partie nuk po dinë gjë tjetër, por vetëm përsërisin frazën “ndërmjetësimi ndërkombëtar”, njofton “Lajmpress”.
“Gjithë këto qëndrime rikonfirmojnë pozicionin e BDI se institucionet në Maqedoni janë para një sfidë të cilën nuk mund ta zgjidhim vetë, por duhet involvim të komunitetit ndërkombëtar edhe atë në dy pista. Një në monitorim të procesit juridik dhe dy ë ndërmjetësim të dialogut politik duke i lënë të gjitha opsionet e hapura pa paragjykuar cili do të jetë epilogu i atij dialogu politik”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së. /albeu
Lista Serbe paraqet dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve
Musliu: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të ...
Ambasadori i SHBA-ve del nga takimi me kryetarët e komunave ...
Luizi zbulon bashkëpunimin dhe projektin e ri muzikor
Situata në veri, Borell telefonon Kurtin
Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse