Siç raportojnë nga MIA, Bashkimi Evropian sot dërgoi maska kirurgjike për Maqedoninë e Veriut dhe për tre vende tjera, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi përmes mekanizimit e BE-së për ndihmë humanitar dhe menaxhim me kriza.
ReskEU është mekanizëm i posaçëm për reagim të shpejt në raste urgjente, që nga fillimi i krizës së coronavirusit ka rolin të mbajnë pajisje mjekësore dhe të koordinojë dërgimin e tyre te vendet anëtare të BE-së dhe vendet që marrin pjesë në ReskEU, në të cilën ndodhet edhe Maqedonia, përcjell telegrafi maqedoni.
Eurokomesari për menaxhim me kriza, Janez Lenrçiç tha se 65 mijë maska do t’u jepen këtyre katër vendeve dhe se maska mbrojtëse janë kyçe në luftën kundër coronavirusit.
Ai falënderoi Rumaninë e cila udhëheq me gjithë operacionin e dërgimit të maskave në këtë rajon.
Përveç# 65 mijë maskave, BE tashmë ka dhuruar 370 mijë maska mbrojtëse vendeve që u nevojiten masat ndërsa Rumania dhe Gjermania janë vendet e para që pranuan të jenë përgjegjësi për rezervat në territorin e tyre. Operacionet financohet nga Komisioni Evropian.
KQZ certifikon listën votuese: 2,076,290 qytetarë me të drej...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Komuna e Istogut ndan afro 15 mijë euro për dekorim të qytet...
Vuçiq: Vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bash...
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2...
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet