Pas mbarimit të seancës së sotme për rastin e tentatimit për vrasjen e Ziadin Selës, ku u shqiptua dënimi për shtatë të akuzuarit me burg prej 10 deri në 13,5 vjet, qëndrimin e tij e dha avokati i Selës, Abedin Abduli.
Ai, siç raporton portalb.mk, tha se nuk mund të tregojë a janë të kënaqur ose jo nga vendimi për shkak se nuk e ka marrë dokumentin nga gjykata dhe se nuk e dinë se në bazë të çkaje është sjellë vendimi.
“Sot gjykatësja vetëm e lexoi dënimin, ne ende nuk e kemi pranuar aktgjykimin në dorë. Duhet ta pranojmë pastaj duhet ta shohim së në çfarë baze e ka arsyetuar dënimin e sotëm. Për këtë, nuk mund të themi se jemi të kënaqur apo jo, atë do e bëjmë pasi ta pranojmë aktgjykimin. Sa i përket zgjerimit të akuzës për personat të tjerë të cilët shihen në incizimin e fundit ku shihet qartë se kryejnë dhunë ndaj të dëmtuarit, procedura është në hetime dhe presim nga shtatori të fillojë një procedurë e re edhe për të tjerët. Dënimet për këtë vepër janë prej 5 deri 20 vjet, dhe nuk mund të themi se jemi të kënaqur apo jo pa e parë arsyetimin e gjykatës në lidhje me vendimin”, tha avokati Ziadin Selës, Abedin Abduli.
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...
Me urdhërarrest nga Shqipëria, arrestohet 30-vjeçari në Gjak...
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...