Operatori i rrjetit të gazit në Bullgari “Bulgartransgaz” njoftoi se pas një avarie në tubacion ka ndaluar transportin e gazit natyror në Rumani, Serbi dhe Hungari.
Kompania tha më 1 nëntor se avaria ndodhi në orët e mëngjesit në afërsi të fshatit verilindor Vetrinos. Ekipet po punojnë në zëvëndësimin sa më të shpejt të asaj pjese të tubacionit të gazit.
Transporti i gazit natyror në Rumani u ndërpre automatikisht ndërsa më vonë u rivendos pjesërisht, por furnizimi në Serbi dhe Hungari është pezulluar, tha Bulgartransgaz. Përmes rrjetit të saj, Bullgaria transporton gazin rus në Serbi dhe Hungari, shkruan rel.
Në Bosnje-Hercegovinë, Sarajevogas, shpërndarësi kryesor i gazit për kryeqytetin, njoftoi se furnizimet me gaz do të kufizoheshin ndërsa për konsumatorët që përdorin burime alternative të energjisë furnizimi do të ndërpritet. Kantoni i Sarajevës është gjithashtu konsumatori më i madh i gazit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sarajevogas tha se po punohet në rregullimin e defektit, por se nuk dihet se kur do të normalizohet furnizimi.
Ndërkohë, Serbia aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus.
Ky vend arrin të përmbushë vetëm 13 për qind të nevojave nga prodhimi i brendshëm.
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...