“Është akoma herët të mendohet për hapjen e aeroporteve”, tha sot ministri i Shëndetësisë.
Ai kujtoi se akoma është në fuqi rekomandimi që qytetarët që arrijnë në vend të vendosen në karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve.
“Akoma është herët të mendojmë për hapjen e aeroporteve. Pasi kjo hap çështje tjetër, atë se nga vijnë udhëtarët. Do të arrijnë numër i madh i qytetarëve. Theksoj se akoma është në fuqi rekomandim për karantinë shtetërore për ata që vijnë në vendin tonë. Nuk mundojmë për ndryshimin e kësaj strategjie. Kemi konsultime me vendet e rajonit, për ndonjë lidhje rajonale”, tha Filipçe.
Ndryshe, Komisioni për Sëmundje Infektive është duke e shqyrtuar mundësinë për vendosjen e pasaportave imunologjike për qytetarët e Maqedonisë të cilët dëshirojnë të largohen dhe për të huajt që vijnë në vend, por akoma nuk ka vendim konkret, përcjell telegrafi maqedoni.
Aeroportet e Maqedonisë së Veriut u mbyllën në mars.
Së pari u mbyll Aeroporti i Ohrit me vendim më 14 mars, ndërsa më 16 mars u mbyll edhe Aeroporti i Shkupit, si dhe të gjitha kalimet tjera kufitare.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...