“Ata që e kërkojnë largimin e Hristijan Mickoskit nga OBRM-PDUKM, janë bagazhi famëkeq i partisë që i ka tërhequr si peshë tepër në gërmadhë, e të cilët vazhdimisht kanë punuar dhe janë lutur të fitojë LSDM-ja, edhe në referendum edhe në zgjedhje”.
Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, i cili u pyet në lidhje me deklaratat e Ivica Konevskit, që është anëtar i partisë dhe kërkon ndryshime në OBRM-PDUKM, përcjell telegrafi maqedoni.
Arsovski e quajti Konevskit kurbetçar, duke thënë se avokatura nuk i shkon mirë, ndërsa tani dëshiron të ndryshojë profesion dhe të kthehet në politikë.
“Unë dhe gjithë anëtarësia mendojmë se është koha që ky bagazh të largohet, pasi OBRM-PDUKM është më e madhe se këta persona të cilët thonë ndryshime – mendojnë në atë të udhëheqin me partinë dhe e shohin si DOOEL për të bërë para dhe biznes”, tha Arsovski.
Ai shprehu dyshime për atë që Konevski dhe disa të tjerë për të cilët flitet për afera dhe skandale, nuk kanë asnjë problem me ligjin dhe asnjë kallëzim penal.
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë