Tre ditë pas kërkimeve intensive, policia serbe ka arrestuar sot Goran Jankoviç. Ky i fundit dyshohet si autor i vrasjes së gruas dhe dy prindërve të saj.
Ditën e sotme autoritete serbe lëshuan edhe fletë-arrestin ndërkombëtar për Jankoviç, ndërsa arrestimi i tij është bërë në brigjet e Danubit. Në momentin e arrestimit ai po përpiqej të fshihej në një varkë në bregun e Danubit.
Sipas mediave serbe, Goran Jankoviç, tashmë i arrestuar, akuzohet për vrasje të trefishtë të kryer në sy të fëmijëve. Një ndër shkaqet kryesore të ngjarjes mendohet të jetë bërë xhelozia.
Ai dyshonte se gruaja po e tradhtonte me persona të tjerë.
Policia serbe ka vijuar kontrollet edhe nga ajri me helikopter për tre ditë rresht. Agresori, i cili tmerroi fëmijët e vegjël, u prangos dhe tashmë do të dalë para gjykatës për t’u njohur me akuzat.

Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë