Udhëheqësi i organizatës me bereta të zeza “Qoseto”, Goran Angelov ka folur për hyrjen brutale më 27 prill në Kuvend. Ai tha se është krenar që ka ndërhyrë në Kuvend sepse këtë akt siç thotë e ka bërë për të mbrojtur Maqedoninë dhe identitetin kombëtar (nga minuta e 25.50).
Ai në intervistën me Milenko ka thënë se hidhërimi i madh ka ndodhur kur ka nisur të këndohet himni shqiptar. Sipas tij, nuk është e lejueshme që dikush në Kuvendin e Maqedonisë ta këndojë himnin shqiptar.
Angelov theksoi se nuk ndjehet fajtor për atë që kanë hyrë në Kuvend, por nga ana tjetër ka bërë thirrje që të lirohen të gjithë të burgosurit për rastin e 27 prillit.
Angelov më tej thotë se në një rast kanë qenë të provokuar me makinë nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili ka tentuar të shpërndajë turmën.
Sipas tij, gjithçka po ndodhë me presionin dhe ndikimin e madh të SHBA-ve dhe BE-së.
Kreu i beretave të zeza ankohet se qytetarët nuk po reagojnë në këtë situate, ndërsa duke folur për zgjedhjet e fundit tha se nuk janë lejuar nga policia dhe njësitet speciale, për të mos bërë asgjë, që nënkuptohet se ka pasur tentime për vjedhjen e votave. Angelov thotë se qytetarët duhet të dalin të bllokojnë shtetin dhe rrugët e ambasadës, për të shprehur pakënaqësi.
https://www.youtube.com/watch?v=Rw6cPKYkn3Q
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s