“Për momentin nuk ka nevojë për ribalanc shtesë të buxhetit. Ai është përshtatur për t’iu përgjigjur krizës në të cilën janë përfshirë masa për mbështetje nga tre pako, i ka shkurtuar shpenzimet joproduktive, ka rialokuar mjetet që të financohen nevojat themelore”.
Këtë e tha sot ministrja e Financave Nina Angellovska, në konferencë për shtyp, ku shtoi se në fokus në periudhën e ardhshme do të jetë monitorimi i realizimit të buxhetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për momentin ai është përshtatur për t’iu përgjigjur kësaj krize dhe çdo tronditje shtesë. Vlerësoj se është vepruar me përgjegjësi, shpejt dhe se është kryer ribalanc në kohën e duhur”, tha Angellovska.
E pyetur për borxhin publik, ajo tha se në fund të tremujorit të parë ishte 50.7 përqind të BPV-së, por që pritet për shkak të tërheqjes së fondeve në bazë të kredive të nënshkruara.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen