Analistët janë pak të befasuar nga ekipi që u zgjodh prej prokurores speciale. Gazetarja Gordana Duvnjak e cila me vite të tëra i përcjell gjendjet në gjyqësor, theksoi se është e dukshme se Janeva është përcaktuar për bashkëpunëtorët e rinj nga prokuroritë publike, ndërsa bie në sy emri i prokurores Lile Stefanova nga departamenti i krimit të organizuar që i udhëhiqte proceset e ndjeshme që kishin konotacion politk, si Spiun, Likuidim, Magjar Telekom, transmeton zhurnal.mk
Ish gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, nuk ka pritje të mëdha.
Theksoi se ekipi i Janeva fillimisht është i shumtë në numër, dhe e dyta që është më me rëndësi, është i përbërë nga prokurorë që deri më tani kanë pasur rastin që të tregohen si luftëtar kundër krimit dhe korrupsionit.
Njohësit e këtyre çështjeve thuan se Janeva gjendet në një situatë ekskluzive, pasi që i ka të gjitha kushtet për ta kryer punën mirë.
U krijua një institucion i ri në të cilën nuk do të ekzistojnë problemet dhe opstrukcionet me të cilat përballen prokurorët tjerë, ndërsa në dispozicion i ka të gjitha resurset e nevojshme teknike.
Ajo që ngel në krye të detyrës është se hapësirë për alibi nuk ka, thuan bashkëbiseduesit.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...