Ambasada e Gjermanisë në Shkup përmes një kumtesë uroi Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për, siç e thonë ato, marrëveshjen historike për çështjen e emrit, si dhe ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë.
“Marrëveshja për këtë çështja shumëvjeçare është arritje e madhe, e cila nuk mundej të arrihej pa lidershipin, përkushtimin dhe guximin politik nga ana e dy Kryeministrave, ministrave Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias dhe ndërmjetësi i KB-së, Matthew Nimetz, thuhet në kumtesën e Ambasadës Gjermane.
Më tej thuhet se zgjidhja e çështjes së ermit, promovon të ardhme evropine të përbashkët dhe do të sjell mundësi për të dyja vendet dhe rajonit, duke përfshirë dhe prosperitetin dhe sigurinë. Po ashtu thuhet se do të hap rrugën euro atlantike që edhe Qeveritë e mëparshme e kishin si qëllim në vete, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E përshëndesim ratifikimin e marrëveshjes nga ana e Kuvendit dhe ofrojmë përkrahje për të dyja vendet dhe ju bëjmë thirrje të gjithë liderëve, partive politike dhe qytetarëve që t’i shohin përfitimet e kësaj marrëveshje: deklaroi Ambasada e Gjermanisë.
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...