Pas përfundimit të procedurës para hetimore, Prokuroria ka ngritur padi për vrasje në tentativë ndaj 10 personave të arrestuar për dhunën ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Prokurori përgjegjës paralelisht me akuzën ka propozuar që 9 të akuzuarve tu vazhdohet edhe masa e paraburgimit, ndërsa për njërin prej tyre, të vazhdojë masa e arrestit shtëpiak.
Prokuroria thotë se vazhdimin e masës së paraburgimit, e ka bërë duke pasur parasysh mundësinë e ikjes dhe ndikimin që mund te kenë të akuzuarit te dëshmitarët.
Ziadin Sela ishte një ndër deputetët më të lënduar të sulmit të përgjakshëm që protestuesit u bënë deputetëve, shkruan Alsat M.
Ndërsa ekspertët juridik disa herë kanë adresuar kritika drejt Prokurorisë se nuk po punon mjaftueshëm në zbardhjen e rastit të 27 prillit.
Ata kërkojnë që së pari të hetohet se kush e urdhëroi dhe e mundësoi që ky sulm të ndodh, e në më pas edhe zbatuesit e urdhrit.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...