Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave për incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël, që ndodhi më 5 prill të këtij viti, në të cilin humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan.
“Kundër katër personave është ngritur akt prokuror me propozim të vazhdimit të masës së paraburgimit, me të cilin një person ngarkohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Tre persona akuzohen për tentim-vrasje dhe amrëmbajtje pa leje. Prokuroria deri tek Gjykata Themelore e Tetovës ka propozuar që tre të akuzuarit që janë të arrestuar dhe njëri që është në arrati të paraburgosen deri në vendim të plotfuqishëm nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa kundër 9 personave tjerë Prokuroria ka ngritur aktakuzë për pjesëmarrje në rrahje (për tetë prej tyre Prokuroria ka propozuar që t’u shqiptohet masa e kujdesit, ndërsa për njërin është propozuar paraburgim, pasi bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë).
Nga Prokuroria thonë se aktakuzat janë ngritur në bazë të dëshmive materiale, rezultateve nga hetimet, analizave, gjurmëve biologjike, si dhe inçizimeve të kamerave.
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...