Një aksident zingjiror ka ndodhur sonte në rrugën “Ilindenska” para objektit të Qeverisë. Sipas informatave të para disa prej personave kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa në mesin e të aksidentuarve kanë qenë edhe ministrat e Financës dhe Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Besimi, i cili ka shkruar se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar rëndë.
“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashkë me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Besimi./Portalb/
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...