Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka konfirmuar se në aksidentin e sotëm në rrugën Shkup – Tetovë, ka humbur jetën një person.
Nga SPB Tetovë informojnë se aksidenti është raportuar sot (21 tetor) rreth orës 10:50, i cili ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbilkalimit të Dëbërcës, gjegjësisht në fillim lokalitetit “Erebinë”.
“Aksidenti ka ndodhur kur vetura “Toyota Rav” me targa të huaja (targa amerikane) e drejtuar nga 45-vjeçarja F.L nga Dobroshti i Tetovës, e cila ishte vetëm në automjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në këtë aksident F.L ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.
“Vendi i aksidentit po inspektohet nga Prokurori Publik, në të cilin po merr pjesë edhe ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...