Dje në orën 17:50 në aksin rrugor Manastir-Prilep, në afërsi të një pompe benzini, ka ndodhur aksident, ku si pasojë ndërroi jetë një person.
Aksidenti ndodhi mes makinave “Opel Astra” me targa të Prilepit e drejtuar nga G.B (61) nga Prilepi dhe furgonit “Ford” me targa të Shtipit, e drejtuar nga P.P (27) nga Shtipi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë aksident lëndime të rënda trupore mori G.B, i cili u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku në orën 21:30 ndërroi jetë nga lëndimet e marra.
Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokuroria Publike dhe ekipe nga Stacioni Policor në Prilep./Telegrafi/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje