Një furgon me targa të SK ka shkaktuar aksident në pikën pagesore të Gllumovës sot në mesditë, duke goditur një veturë me targa AL, njofton TV21.
Sipas dëshmitareve okular furgoni me shpejtësi të madhe, fillimisht ka goditur kabinën e pikës pagesore dhe pastaj makinën, ku ishin 5 shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe një foshnje 3 muajsh, të cilët kanë përfunduar në Qendrën klinike universitare të Shkupit.
Përfaqësuesi i pikës pagesore në autostradën Tetove-Shkup tha se furgoni nuk ka arritur të frenoj dhe në goditje të kabinës, është lënduar edhe njëri nga inkasantët, por sipas tij, kolegu është jashtë rrezikut për jete.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizën, por sipas informatave jo zyrtare, furgonit nuk i kanë funksionuar frenat, gjë që duket se në asfalt nuk ka gjurmë gomash./Gazeta Express/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim