Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku katër makina janë përplasur në seri mes tyre.
Incidenti fatmirësisht nuk ka lënduar njeri, por ndryshe mund të thuhet për makinat, disa prej të cilave kanë marrë dëmtime të dukshme, ashtu siç sugjerojnë fotot e mëposhtme, të shkëputura pak momente pas aksidentit.

Për shkak të aksidentit, autostrada Tiranë- Durrës është bllokuar për minuta të tëra, ndërsa trafiku është rënduar së tepërmi.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.


Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje