Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Kumanovës, ku një polic ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë, pasi që janë goditur nga një makinë në rrugën rajonale Kumanovë – Shën Nikollë.
Sipas policisë, autori që shkaktoi aksidentin fatal është identifikuar dhe bëhet fjalë për 40 vje[arin me inicialet S.J nga Kumanova, përcjellë INA.
Sipas raportit të policisë, 45 minuta pas mesnate në aksin rrugor Kumanovë – Shën Nikollë në afërsi të fshtit Ajducka Cesma, një makinë e tipit “Mercedes Benz” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga S.J (40) ka goditur zyrtarin e policisë 37 vje[arin V.C, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si dhe pjestarin tjetër të policisë 25 vje[arin A.M, i cili ka përfunduar me plagë të rënda dhe është dërguar në Klinikën e Shkupit. Ata ishin në detyrë zyrtare.
S.J pasi që ka kryer aksidentin fatal ka ikur nga vendi i ngjarjes, por që në hyrje të Kumanovës është përplasur me një makinë tjetër të tipit “Shkoda” dhe ka përfunduar në spital me plagë. Po ashtu ai nga ky aksident ka lënduar edhe dy bashkëudhëtarët e makinës së përplasur. Policia theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe ngritjen e kallëzimit penal ndaj autorit kryesor të këtij aksidenti fatal.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...