Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën Amerikane në Shkup ka takuar Metju Pallmer, zv. Ndihmës sekretar i shtetit amerikan Daniel Konstelancik, drejtor për Ballkanin në Departmentin e Shtetit dhe ambasadoren e SHBA në Maqedoninë e veriut, zonjën Kejt Burns.
Ahmeti dhe autoritetet amerikane këmbyen mendime mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e veriut, anëtarësimin në NATO si dhe zgjedhjet e parakohshme.
Ahmeti theksoi që BDI është garantues i Marrëveshjes së Prespës, asaj të Ohrit dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë nga çka nuk ka kthim pas në asnjë rrethanë.
Lideri i BDIsë Ahmeti faleminderoi autoritetet amerikane për ndihmesën e madhe në përpjekjet tona për të marrë datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, por akoma më shumë për ecurinë e shkëlqyer të anëtarësimit tonë në NATO në muajt vijues.
SHBA mbështesin tërësisht përpjekjet euroatlantike të Maqedonisë së veriut dhe reformat në vend, në veçanti në sundimin e ligjit.
Në takim u diskutua edhe për reformat e theksuara në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje