Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se regjistrimi do të mbahet në prill dhe se nuk ka arsye për anulim.
“Deri tani nuk ka asnjë ndryshim dhe regjistrimi do të mbahet në fillim të muajit prill. Është një hap statistikor,hap që duhet të bëhet për shkak se kërkohet nga organizatat ndërkombëtare si BE dhe Eurostat për të pasur informacione statistikore”, tha Ahmeti.
Ai po ashtu theksoi se zgjedhjet e parakohshme kuvendare nuk janë në interes të shtetit dhe as të partneritetit.
“Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, mendoj se duhet të organizohen në raste krize, kur nuk funksionon Kuvendi, bllokim të institucioneve, dhe një gjë të tillë nuk ka për momentin po nuk do të ketë edhe në të ardhmen për shkak se nuk janë në interes të shtetit dhe as të partneritetit”, tha Ahmeti.
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...