Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka shprehur indinjatën e tij rreth mos dekretimit të ligjit për përdorimin e ligjit për gjuhët, që në theks të veçantë kishte avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel Republikan, njofton medial.mk.
“Nuk e kemi pritur vendimin e kryetarit të vendit, që ai të mos akrediton ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe kjo ka qenë edhe një mundësi e radhë e Ivanovit për të dëshmuar se posti i kryetarit është edhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë, por Ivanov edhe kësaj radhe nuk reflektoi. Tanimë procedurat janë të ditshme, ka vullnet pozitiv nga shumica e partive politike për sjelljen e këtij ligji, dhe vendimi i presidentit Ivanov do të duhet të tejkalohet“, tha mes tjerash Ahmeti./medial.mk
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...