Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka deklaruar se të gjithë duhet të japin kontributin e vet për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ai këto komente i bëri gjatë takimit njohës që patim me ambasadorin e ri të Francës në Maqedoni, Kristian Timonier, ku u diskutua edhe për gjendjen politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDIsë për situatën politike duke thënë që të gjithë duhet të japin kontributin e vet për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ahmeti tha se nuk beson që ka mund të ketë aktivitete për dëmtim të procesit zgjedhor, si dhe theksoi që BDI kundërshton çdo përpjekje për frikësim ose kushtëzim të votuesve.
Kryetari Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes franceze për vijim të fuqishëm të perspektivës EuroAtlantike për Maqedoninë.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...