Administrata gjyqësore në të gjitha gjykatat në vend sot nga ora 9:30 deri në orën 11 do të protestojë duke shprehur pakënaqësinë nga gjendja në gjyqësor. Të punësuarit do të protestojnë kundër vendimeve të Këshillit të Buxhetit Gjyqësor për rritjen e pabarabartë të shtesave të pagës për gjykatësit dhe nëpunësit gjyqësor dhe për mos sjelljen vendimit përfundimtar për pagesën e pagave për një pjesë të punësuarve që morën pjesë në grevën në vitin 2016.
Njëherë, me vendimin e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor shtesat për pagat e gjykatave janë rritur për 10 për qind, ndërsa për administratën gjyqësore dhe personelin ndihmës-teknik për pesë për qind.
Nga SPAOGJSH kërkojnë të kenë përfaqësues të tyre në Këshillin e Buxhetit Gjyqësor, si dhe ndryshim të definimit të pozicionit të shërbimit gjyqësor./MIA
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë