Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, ka vizituar nxënësit e shkollës Arseni Jovkov në Klinikat e Shkupit së bashku me kryetarin e Komunës së Shkupit , Koce Trajanovski. Zhurnal mëson se nxënësit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në mesin e tyre janë 8 nxënës maqedonas dhe 3 shqiptarë.
Helmimi i nxënësve në shkollën e mesme ekonomike, Arsenij Jovkov në lagjen Butel të Shkupit ndodhi sot pasdite. Për shkak të gjendjes alarmante, menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmëse se shpejtë, të cilët kanë transportuar nxënësit dhe profesorët në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...