Mandatari për formimin e qeverisë të Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka folur për formimin e qeverisë së Malit të Zi.
Abazoviq tha se Mali i Zi do ta ketë qeverinë brenda 15 ditësh.
“Mendoj se duhet ta kemi shumë shpejt qeverinë e Malit të Zi. Nuk dua të jap ndonjë datë. Por, besoj që do të përfundojë brenda 10 deri në 15 ditë”.
Abazoviq theksoi se lëvizja qytetare që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet në Ulqin.
“Patjetër, fushata jonë nuk vihet në pyetje. Kjo ka qenë fushata më e bukur në të cilën kam participuar vet. Shoh një vibracion të mirë në qytet. Mendoj se Ulqini e meriton një fillim të ri pas 30 viteve diskriminimi, 30 vjet getoizimi dhe primitivizmi më Administratën lokale”.
“Kërkohet njerëz të rinj, energji e re që munden me sjell diçka ndryshe. Jam i gëzuar. Ne s’kemi pasur asnjë fjalë të rëndë për askënd. Jemi të hapur për bashkëpunim. Sonte do të festojmë dhe nesër duhet t’i përveshim mëngët dhe të punojmë”.
“Unë mendoj të kundërtën. Qëllimisht niset nga Ulqini si një mesazh se kemi përkrahje. Nuk ka fare problem për themelimin e qeverisë. Mendoj se kjo çka ka ndodh se arsyeja se pse nuk është kryer puna mendoj se partitë kanë bërë ngapak kalkulime për zgjedhjet lokale. Por, nuk ua shoh për të madhe, ndodh çdokund”, tha ai për klankosova.
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...