Mjalti cilësohet si një nga produktet më të domosdoshme për mirëqenien dhe shëndetin e njeriut. Nga ana tjetër, është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në prodhimtarinë vendase.
Në Shqipëri, prodhimi i mjaltit ka ruajtur për një kohë të gjatë shifra standarde. Sipas Statistikave të INSTAT mbi prodhimet blegtorale në shtatëvjeçarin e fundit, nga viti 2012 deri në vitin 2015, Shqipëria ka prodhuar nga 3 mijë ton mjaltë për çdo vit.
Në vitin 2016, prodhimet blegtorale kanë pasur një ‘kthesë’ për sa i përket këtij sektori dhe prodhimtaria e mjaltit është rritur me 1 mijë ton në vit, duke qëndruar po njësoj edhe në vitet e ardhshme, deri në vitin 2019.
Përgjatë këtij 3 vjeçari, INSTAT tregon se vendi ynë ka prodhuar 4 mijë ton mjaltë për çdo vit. Edhe pse kjo rritje flet pozitivisht për prodhimtarinë e mjaltit, mbetet për t’u parë vijueshmëria në përfundim të këtij viti.
Duke u nisur nga INSTAT, edhe pse prodhimtaria e mjaltit ka ndjerë rritje, numri i koshereve, në fakt, është ulur. Në vitin 2018, numri i koshereve në Shqipëri ka qenë 285 mijë./scan
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...