Më shumë se 400 pako me produkte ushqimore dhe preparate higjienike, kryqi i kuq në Strugë në muajin e kaluar ua ndau familjeve të rrezikuara sociale dhe grupe tjera të rrezikuara në këtë komunë. Por, nga ky institucion apelojnë se nuk do të kenë mjete nëse vazhdon kjo gjendje. Pakot janë ndarë në Llabunishtë, Tatesh dhe Veleshtë, ku ka të prekur nga korona virusi.
Ekipi i “Alsat” me vullnetarë të Kryqit të kuq ishte në të ashtuquajturën Lagjja e romëve në Strugë, ku u ndanë pako humanitare për 50 familje.
U ndajmë pako familjeve të rrezikuara. Kjo është vala e tretë e ndarjes së ushqimit. Për familjet e prekura kemi dhuruar edhe maska dhe dorëza si dhe preparate higjienike – deklaroi Todor Jankuloski- vullnetar në Kryqin e kuq, Strugë.
Këta persona, përveç gjendjes së rëndë sociale, jetojnë edhe në kushte të vështira higjienike.
“Si i kaloni këto ditë të koronavirusit?”
Në krizë të thellë.
Si mbroheni?
Ja, na sjellin diçka.
Na sjellin edhe maska edhe doreza.
A është e mjaftueshme kjo ndihmë?
Kjo nuk është e mjaftueshme sepse ne nuk jemi dy-tre anëtarë.
Kushtet në të cilat jetoni janë të këqija? Po, shumë të këqija”
Në nismën e Kryqit të Kuq të Strugës janë përfshirë biznesmenë vendas dhe klubi vendor i librit.
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...