31 viktima dhe 67 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

17:02 | 4 Maj 2021

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.169 teste, ndërsa janë regjistruar 67 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 28, Kumanovë – 8, Gostivar dhe Ohër nga 4, Prilep, Tetovë, Manastir, Kavadar dhe Shtip nga 3, Strugë, Kërçovë dhe Resnje nga 2, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 1.

Janë regjistruar 782 pacientë të shëruar nga coronavirusi

MSh gjithashtu njofton se sot janë regjistrua edhe 31 viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 152.814, numri i pacientëve të shëruarve ka arritur në 134.653, numri i vdekjeve është 4.992, ndërsa numri i rasteve aktive 13.169./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara