Dita e djeshme ka qenë tragjike në Maqedoni. Ministra e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3315 testime për COVID-19 dhe prej tyre 1295 kanë rezultuar pozitivë, ose 39 për qind e testeve.
Shkupi vijon të kryesojë me numrin më të lartë të infektimeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 26 pacientë nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 429 persona.
Gjithsej deri më tani janë bërë 283085 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 43835, numri i pacientëve të shëruar është 25782, ndërsa numri i rasteve aktive është 16815./ db/Abcnews.al
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë