Në hulumtimin e fundit të Avokatit të Populli precizohet se 236 fëmijë janë regjistruar si lypës në rrugët e qyteteve te Maqedonisë. Fëmijët më të vegjël në rrugë kanë vetëm disa muaj, ndërsa më të mëdhenjtë edhe nga 18 vjet, njofton Zhurnal.
Pjesa dërmuese, gjegjësisht 228 janë romë, 5 turq, 2 maqedonas dhe 1 egjiptian. Këta fëmijë vijnë nga familjet e varfra ekonomikisht dhe brengosës është fakti që ata detyrohen të lypin nga vetë prindërit e tyre.
Avokati i popullit, Ixhet Mehmeti, thotë se për t’i mbrojtur këta fëmijë duhen marrë masa ndaj prindërve.
“Duhet të ndërmerren masa ndaj prindit i cili e keqpërdor të drejtën prindërore në mënyrë të vrazhdë, i shpërfillë detyrat prindërore në kuadër të të cilave është edhe detyrimi i fëmijëve që të lypin ose shfrytëzimi i tyre për lypje, detyrimi i fëmijëve për punë e cila nuk përkon me moshën e tij dhe ngjashëm”, deklaroi avokati i popullit, Ixhet Memeti.
Nga misioni i BE-së në Shkup thonë se do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet për të mbrojtur të drejtët e fëmijëve.
“Identifikacioni dhe sistemi social është i rëndësishëm që t’i shpjerë fëmijët nga rruga tek familjet e tyre dhe shkollat”, tha ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...