22 vite nga tragjedia ku humbën jetën rreth 100 shqiptarë të Maqedonisë (Video)

11:02 | 24 Nëntor 2015
Arbresh.info

Janë mbushur 22 vite nga tragjedia më e madhe ajrore në Maqedoni, kur më 22 nëntor të vitit 1993 katër kilometra larg aeroportit të Ohrit u rrëzua aeroplani “JAK 42- D”, i kompanisë “Avioimpeks”, nga Shkupi. Me këtë rast jetën e humbën 115 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, shumica dërmuese e të cilëve ishin shqiptarë, shkruan “Lajm”.

Në këtë tragjedi mbeti i gjallë vetëm një udhëtarë. Aeroplani fluturonte nga Gjeneva për në Shkup , mirëpo për shkak të kushteve të vështira atmosferike, u drejtua për të ateruar në aeroportin e Ohrit. Aeroplani u rrëzua në afërsi të vendit të quajtur Mali Trojan.

Viti 1993 ishte vit tragjik për aerotransportin në Maqedoni, sepse tetë muaj më herët, në muajin mars, u rrëzua edhe një aeroplan tjetër i tipit “Foker”, me ç’rast jetën e humbën 87 persona, po ashtu shumica shqiptarë. Kështu që nga tre tragjeditë më të mëdha ajrore të ndodhura në botë gjatë vitit 1993, dy patën ndodhur në Maqedoni.

https://youtu.be/78YXZoZ7i4I

Shpërndaje në rrjete sociale