Dasmat, ahengjet familjare dhe festat pa respektim të masave dhe protokolleve nuk i mbushën vetëm spitalet e Maqedonisë me pacientë me COVID-19, por edhe spitalet e Austrisë dhe Zvicës.
Sipas analizave të autoriteteve austriake dhe zvicerane, qindra mërgimtarë të cilët pushimin e kishin në Maqedoni janë kthyer pozitiv në këto shtete. Gjendja në Tetovë dhe Gostivar mbetet e rëndë, por numrat tregojnë ulje të rasteve.
Agjencia për Shëndetësi dhe Siguri në Ushqim njoftoi se dy e treta e mërgimtarëve nga Ballkani Perëndimor janë pozitiv me coronavirus, ndërsa më së shumti raste ka Maqedonia e Veriut 866, më pas Kosova 799 raste, Kroacia 683 dhe Turqia 662.
Vetëm për një javë numri në Austri i të infektuarve është rritur për 2.500 raste aktive, ndërsa 40% prej tyre janë mërgimtarë nga shtetet amë.
Në Zvicër më së shumti pacientë në kujdes intensiv janë me prejardhje nga jashtë. Rreth 40% e të infektuarve janë nga Maqedonia dhe Kosova.
Ndërkaq në Tetovë gjendja epidemiologjike mbetet e rëndë. Gjithsej ka 116 pacientë të hospitalizuar, ndërsa në Gostivar momentalisht ka 1.330 raste aktive./Telegrafi/
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...