Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se, institucionet shëndetësore kanë në dispozicion rreth 14 mijë vaksina anti-Covid.
“Rreth 10 mijë nga vaksinat AstraZeneca, rreth 3 mijë apo më pak nga vaksinat Sputnik dhe 1 mijë nga vaksinat kineze”, tha Filipçe.
Nuk mendon se do të krijohet hapësirë në procesin e vaksinimit, pasi vlerëson se ai do të plotësohet me vaksinat Pfizer të cilat i paralajmëroi se do të arrijnë ditën e hënë.
“Gjithsej janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë deri dje. Të hënë presim të arrijnë vaksinat e Pfizer, ajo u vërtetua gjatë ditës së djeshme dhe gjatë mëngjesit. Do të arrijnë me transport ajror deri në Sofje, dhe me transport special do të sillen në Shkup”, deklaroi Filipçe, transmeton TV21.
Me këto vaksina do të vaksinohen të moshuarit, ndërkaq as sot nuk tregoi se me cilën vaksinë do të imunizohet ai personalisht.
“Nuk kam asnjë preferencë. Kështu që le të arrijnë më shumë vaksina dhe do të shohim”, deklaroi Filipçe.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...