Serbia po vazhdon të shënoj mijëra raste të reja me COVID-19, ndonëse ka filluar vaksinimin e popullsisë.
Në 24 orët e fundit, 3 mijë e 588 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Serbi, nga 15 mijë e 74 mostra të testuara.
Gjatë kësaj kohe u regjistruan edhe 15 viktima.
Në spitalet në Serbi sot kanë qenë të shtrirë 3 mijë e 832 pacientë, 153 prej të cilëve janë në aparate për frymëmarrje.
Ndërsa, që nga fillimi i epidemisë, 2 milionë e 903 mijë e 450 njerëz janë testuar për koronavirus në këtë shtet.
449.901 raste janë regjistruar dhe 4.398 pacientë kanë vdekur.
Shkalla e vdekshmërisë është 0.98, sipas të dhënave zyrtare në Serbi.
Kujtojmë që Serbia është furnizuar me vaksinat kundër COVID-19 dhe është vendi i dytë në Evropë që ka vaksinuar më së shumti banorë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj