Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1486 testime për coronavirus, ndërsa 109 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-40, Kumanovë-10, Shtip-3, Prilep-12, Tetovë-6, Strugë-4, Manastir-6, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Delçevë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-4, Resnjë-1, Negotinë-1.
Kanë ndërruar jetë edhe tre persona, një nga Kërçova (64), një nga Shkupi (61) dhe një nga Makedonski Brod (70).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 14.871, prej të cilëve 12.054 janë shëruar, ndërsa 609 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.208./telegrafi
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...