Shira të mëdha kanë rënë sot në të gjithë Serbinë, por gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Mlladenovac, Ljigë dhe në Arangjelovc.
Sipas mediave serbe, shirat dhe moti i ligë i përcjellë me erëra të forta rreth mesnatës e ka përfshirë komunën e Arangjelovcit, në të cilën është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Më se shumti ka pësuar qendra e Arangjelovcit, pasi që lumi Kubrashnica ka dalë nga shtrati, transmeton lajmi.net.
Me këtë rast janë vërshuar objektet e banimit dhe ato të biznesit, ndërsa dëme ka pasur edhe në komunikacion, pasi që lumi ka marrë me vete edhe veturat e udhëtarëve.
Nga goditja e llavës në Bukulj janë dëmtuar edhe shtyllat e antenave, kurse në fshatin Koplari balta i ka mbuluar rrugët dhe banorët nuk po mund të lëvizin.
Ekipet komunale kanë dalë në terren, duke i ndihmuar banorët dhe bujqit.
Edhe ditë më parë kjo pjesë e Serbisë kishte goditur nga moti i ligë.
Shirat që kanë filluar mbrëmë dhe kanë vazhduar edhe sot probleme kanë sjellë edhe në Kosovë, duke bërë që disa qytete dhe fshatra të kenë probleme me nivelin e rritur të ujit. /Lajmi.net/



Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...