Elitat politike në vend ta respektojnë marrëveshjen e Prespës, në të kundërtën, perspektiva euroatlantike e vendit do të jetë e paparashikueshme, thotë në intervistë për “Klan Maqedoninë”, raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoni, Ivo Vajgl.
Vajgl tha se ngjarjet aktuale politike në vend, morën kthesë pas referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni.
Vajgl komentoi edhe thelbin e raportit të tij, e cila mori mbështetjen e shumicës në Komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.
“Mesazhi kryesor është se BE, duke përfshirë dhe Komisionin Evropian, Parlamentin dhe Këshillin e Ministrave, e mbështesin Qeverinë e Maqedonisë që të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Kjo, gjithashtu, duhet të respektohen obligimet çka i ka marr Qeveria për marrëveshjen e Përzhinos në rrugën për integrime evropiane”, tha Vajgl
Përveç kësaj duam që të shohim më shumë kohezion për çështjet politike që janë të lidhura ngushtë me të ardhmen e vendit./Telegrafi/
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...