Zgjedhjet lokale të 31 tetorit ndryshuan hartën politike shqiptare në vend. BDI-ja humbi Tetovën pas dy mandateve, ndërsa ruajti Kërçovën, Strugën dhe Çairin edhe për një mandat. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se partia e tij është fituese në kampin politik shqiptar, duke mos dhënë koment për humbjen e Tetovës, e cila njëherësh paraqet edhe bastionin e Integristëve.
“Dua të falënderoj të gjithë votuesit, elektoratin e BDI-së, të gjithë shefat e shtabeve, shtabin qendror, të gjithë kryetarët e degëve dhe këshillave vendor, për punën e tyre të palodhshme që ata kanë bërë që ky proces të jetë i palodhshëm si në rrethin e parë ashtu edhe në të dytin”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Bilall Kasami fitoi Tetovë duke e kthyer atë në bastion të Lëvizjes Besa, e cila e para doli edhe në Zhelinë. Kasami tha se në zgjedhjet e ardhshme, Besa do të jetë parti përfaqësuese për shqiptarët. Duke folur për kalkulimet mbi shumicën e re parlamentare, Kasami tha se ajo është stabile dhe funksionale.
“Vlerësoj se janë zgjedhje lokale dhe është rezultat që ka të bëj me kandidaturat që kanë qenë lokale”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fituan Gostivarin dhe Vrapçishtin. Kandidati i opozitës shqiptare fitoi me një dallim të thellë kundër kandidatin e tij Nevzat Bejta të BDI-së. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari paralajmëroi shumicë të re parlamentare.
“Mendoj që prej nesër do të nisim negociatat për Qeverinë e re. Kjo shumicë qeveritare LSDM-BDI nuk ka më kredibilitet tek popullata”, u shpreh Arben Taravari, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.
Nga zgjedhjet lokale të 17 dhe 31 tetorit, shumicën e komunave e fitoi BDI, opozita shqiptare dhe partia e Kasamit fituan nga dy komuna, ndërsa PDSH-ja fitoi një komunë./alsat.mk/
Bora dhe ngricat, policia apelon për kujdes në trafik
Theret me thikë një person në Fushë Kosovë
Milani do ta dërgojë një mjek të klubit në Londër, para se t...
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…