Emigrantët ekonomikw vazhdojnë të protestojnë në mes-zonën kufitare Greqi-Maqedoni, duke kërkuar trajtim të barabartë me refugjatët të cilët ikin nga lufta. Përderisa numri i forcave ushtarake dhe policore në kufirin jugor vazhdon të rritet, grupe të reja të emigrantëve vazhdojnë të mbërrijnë në Gjevgjeli.
Mbi një mijë është numri i emigrantëve ekonomik që janë vendosur në zonën neutrale kufitare duke kërkuar që t’iu mundësohet edhe atyre, njëjtë sikurse refugjatëve nga Siria, Afganistani e Iraku të transitojnë nëpër Maqedoni për të mbërritur në vendet e Evropës. Njëri nga emigrantët të cilit nuk i është lejuar të kalojë kufirin është kërcënuar se do të vetëvritej, pasi nuk kishte ku të kthehej më.
Përfaqësuesja e UNHCR-së, Aleksandra Craus thotë se situata në mes-zonën kufitare Maqedoni- Greqi është e tensionuar dhe mund të përshkallëzohet në çdo moment. Emigrantët ekonomikw janë kryesisht nga Maroku, Algjeria, Pakistani dhe Irani. Shumë prej tyre kanë filluar edhe grevë urie.
“UNHCR mbështet kriteret e vendosura, sepse nuk janë në përputhshmëri me kërkesat për azil. Pra, çdo rast duhet të trajtohet nëse kanë apo jo nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Megjithatë shumica prej tyre , nuk donin të pranojnë as ushqim dhe nuk donin asnjë ndihmë që u ofrohej për momentin”, tha Aleksandra Craus, UNHCR.
“Ne jemi këtu për më shumë se gjashtë ditë dhe për çdo ditë ata thonë shkoni tek kampi i refugjatëve. Ne vijmë këtu përsëri. Ne nuk shkojmë në kamp dhe nuk do të kthehemi as në vendin tonë sepse është shumë problem për shkak të sulmeve terroriste”, u shpreh një emigrant nga Pakistani.
“Qeveria në Pakistan, selia e përgjithshme, selia ushtarake, të gjitha janë sulmuar nga Talebanët. Baza ajrore e Pakistanit është sulmuar nga Talebanët po ashtu edhe shkollat e Pakistanit janë sulmuar nga ta. Xhamitë janë të pasigurta. As nuk mund të dalim jashtë, ne kemi nevojë për paqe. Ne kemi nevojë për siguri”, tha një tjetër emigrant nga Pakistani.
Autoritetet e Maqedonisë kanë shtuar masat e kontrollit dhe ndalimeve, pas vendimit të Serbisë, Sllovenisë dhe Kro acisë për të kthyer të gjithë emigrantët të cilët vijnë nga vendet që nuk janë të përfshira në luftë. Organizatat e ndryshme ndërkombëtare kanë kritikuar kufizimin e lëvizjes së refugjatëve nga Greqia nëpër Ballkanin Perëndimor, drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe masat e seleksionimit të refugjatëve mbi bazën e shtetësisë./Alsat-M/
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...