Shkruan: Burim Ramadani
Të çrregulluar ‘trupat e Kosovës’ nuk mund të përballen me askënd. Të hutuar nuk duhet të jetë udhëheqja. Pluhurin që po ngritet duhet parë, ndërsa gjuhën e përulur të lajmëtarëve duhet analizuar. Duhet marrë në dorë fatin e kundërshtarit, derisa duhet kuptuar edhe ‘toka’ që nuk duhet mësyrë.
Arti i Luftës është kryevepër. Sun Tzu jetoi në Kosovë. Kështu, 20 vjet më parë, ishte i saktë në pretendimet e tij.
Kështu u çlirua Kosova.
Sa herë që e rilexoj Sun Tzu-në, Arti i Luftës mbetet udhëzuesi dhe jo vetëm kryevepra. Jo vetëm edukuese për të kaluarën mjaft të largët 2500 vjeçare të Perandorisë së vjetër Kineze. As për aftësitë e një strategu për të përballur apo sulmuar armiqtë në kohën e vjetra, pakrahasuemisht primitive në raport me të sotmen teknologjike.
Por, mbi të gjitha, Sun Tzu është autor aktual. I thjeshtë, pa dogmë, konkret dhe i vendosur.
Pse po shkruaj për Sun Tzu-në, sot në vitin 2018? Apo, çka në dreq lidhet Sun Tzu me Kosovën?
Kosova, saherë që i afrohet proceseve të mëdha, e ka të domosdoshme t’i kthehet bashkimit, qartësisë dhe rregullsisë. E tillë është edhe situata e tashme para asaj që pretendohet të jetë Finalja e Madhe e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Këto besoj se mund të jenë mësimet që Sun Tzu na jep edhe sot.
Ashtu, sikur para rreth 20 vitesh, ‘dijenia largpamëse’ e Sun Tzu-së e fitonë luftën.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale