Shkruan: Bedri Elezi, Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare
Me të drejtë ambasada Amerikane është larguar, ngase gjithnjë e më shumë po keqpërdoret prezenca e zyrtarëve të ambasadës Amerikane apo institucioneve tjera Amerikane si një lloj garancie para qytetarëve se Amerikanët janë garantues të drejtësisë në Kosovë.
Kështu Duke keqpërdorur ketë mbështetje të SHBA-ve, shumë procese të ndjekjes mund të jenë keqpërdoruar që nga fillimi i hetimeve e deri tek aktgjykimet e formës së prerë, ndoshta edhe duke orkestruar dëshmitarë e prova në raste akoma jo mjaftueshëm bindëse.
Ky veprim i tërheqjes së ambasadës Amerikane duhet konsideruar si një fillim i depolizimit apo edhe i dekriminalizimit të institucionet e ndjekjes në Republikën e Kosovës.
Duhet fillimisht një vetingg i gjithë Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës, dhe atë duke filluar nga hulumtimet financiare (pasurisë së tyre dhe familjarëve të tyre) pastaj sistemimin e familjarëve në institucione shtetërore përmes ushtrimit të ndikimit apo shantazhit e deri tek orkestrimet për përndjekje të personave të caktuar për interes të personave apo grupeve të caktuara.
Mungesa e mbikëqyrjes së mirëfilltë të sistemit të drejtësisë ka rezultuar në joefikasitet, madje kemi pasur shumë lëndë të cilat nuk kanë marrë epilogun e duhur, shumë lëndë prokuroret kanë i humbur gjë që do ti kushtojnë taksapagueseve për dëmshpërblimet e të akuzuarave. Prokuroria e shtetit duhet të jetë institucioni më kredibil në vend dhe se të gjithë prokurorët duhet ju nënshtrohen një verifikimi të ri, dhe një riorganizimi adekuat dhe transparent.
______________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot