Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj e ta ndjejmë poaq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dhanë shpirt.
Shkruan: Kim Mehmeti
Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhembjen e atyre që i humbën më të dashurit e vet, do vërejmë se pikëllimi i lind pyetjet që nuk ia shtrojmë vetes në kohën e duhur, si për shembull atë si u bëmë shoqëri ku thuajse për çdo ditë e djegin të sotmen tonë, ku për çdo ditë shtëpinë tonë që na e ka dhënë Zoti e mbulojnë me plehra, si u bëmë shoqëri ku askush nuk përgjigjet për asgjë, si u bëmë tokë që nuk i do fëmijët e saj, e ku disa përfitojnë edhe nga ndërtimi i spitaleve edhe nga hapja e varrezave ku na groposin!?
Po pra, tragjedia rrëqethëse që sot e jeton Tetova dhe të gjithë ne, mund edhe t’i lind përgjigjet që jemi shtirë se nuk i dimë, si për shembull atë se spitalin modular në Tetovë e kallëm të gjithë ne shqiptarët e Maqedonisë, ne të cilët me dorën tonë ndërtuam shoqëri të papërgjegjshme, ne që edhe jetën edhe vdekjen e lamë në duart e atyre që kërkojnë zbardhjen e shpjet të kalendarit tonë tragjik, duke u bërë se nuk e shohin sa e kanë nxirë fytyrën tonë kolektive.
Sot kur Maqedonia e jeton këtë dhembje rrëqethëse, mos kërkoni përgjegjësi nga askush tjetër përpos nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, e gjatë të cilave shumëkush përfitoi edhe nga vdekja edhe nga jeta jonë.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...