Shkruan: Kim Mehmeti
A me të vërtet dikush beson se ka diplomatë apo burrështetas të huaj që seriozisht i marrin deputetët e ‘vetkindapuar’ dhe të ngjashmit si ai, që duan të na bindin se vlerë perëndimore janë pafytyrësia e paturpësia?!
A mundet dikush ta merr seriozisht këtë Maqedoni, e cila është duke u bërë si ‘pazar kafshësh’, e ku deputetët kushtojnë me miliona euro, e votuesit blihen vetëm për 20 euro?!
Unë nuk besoj se ka diplomat, apo burrështetas të huaj, që i merr seriozisht deputetët e ‘vetëkidnapuar’, apo ata që janë ulur pas dyerve qeveritare duke pritur të bëhen ministra, siç nuk besoj se dikush i merr seriozisht drejtuesit e partive pa anëtarësi, e që na mbrojnë nga rreziku ruso-turk, por dua të besoj se ne nuk jemi aq të papërgjegjshëm ndaj vetvetes sa të lejojmë të na tallin ata që kokën e gojën, nuk i kanë të lidhur me trurin, por me xhepin.
Zonja e zotëri, ne të gjithë jemi hallexhi, kush më pak e kush më shumë, por sidoqoftë, duhet të gjejmë mënyra të mbrohemi nga ata që janë duke e përbuzur inteligjencën tonë, nga ata që janë duke na turpëruar kolektivisht.
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...