Argati i Vuçiç apo sherri i neveritshëm i Samitit të Nismës së Berlinit në Tiranë!

14:58 | 15 Shtator 2021 | Shkruan: Sali Berisha

Miq, dje Argati i shqipfoles i serbomadhit Vuçiç shnderroi samitin e Nismes se Berlinit ne Tirane ne nje samit sherri dhe platforme sulmi te turpshem ndaj Kosoves dhe Kryeministrit te saj. Ai shprehu kete qendrim antishqiptar ne prani te Kancelares Merkel, themeluese e Nismes se Berlinit, e cila jo vetem nuk shprehu mbeshtetje per aleancen trilaterale Beograd- Tirane -Shkup me emrin Ballkani i Hapur por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zevendesues duke hedhur keshtu ne kosh te plehrave projektin e serbomadhise te Aleksander Vuçiç dhe argateve te tij Zografi Bis dhe Zaev.

Ky qendrim i saj detyroi argatin e Vuçiçit ne Tirane, Zografin Bis te perdore konferencen e shtypit me kancelaren per te sulmuar ne emer te padronit Kosoven dhe kryeministrin e saj si shkakun me kryesor te deshtimit te projektit te Serbomadhise, Ballkani i Hapur.

Keshtu dje ne samitin e Nismes se Berlinit ne Tirane nuk ishte Brenabiç qe sulmoi Kosoven dhe kryeministrin Kurti, por mikpritesi i peshtirosur i Samitit argati i presidentit te serbomadhise antishqiptari Zografi Bis qe vazhdoi luften e ftohte ndaj tyre edhe gjate nje samiti rajonal me pranine e Kancelares Merkel.

E gjitha kjo vetem e vetem se Kosova po mbron me qendrimin e saj nismen e Berlinit dhe po kundershton Ballkanin e Hapur, projekt i armikut te kombit shqiptar George Soros per te rivendosur hegjemonine serbe ne rajon, hegjemoni e cila ne nje te shkuar te afert iu shkaktoi boshnjakve, shqiptarve por edhe kroatve genocide masakra spastrime masive etnike.

Miq, me qendrimin e saj Kosova po mbron jo vetem interesat jetike te saj dhe kombit shqiptar por edhe proceset integruese europiane ne rajon.

Ajo po kundershton krijimin e Jugosllavise se re dhe vendosjen e rajonit ne sferen e influences ruse.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe edhe njehere Ballkanin e Hapur si projekt fund e krye antishqiptar qe ka si qellim te vetem vendosjen e hegjemonise serbe dhe influence ruse rajon si dhe sulmet armiqesore prej antishqitpari te betuar ndaj Kosoves.

Opinioni nuk përmban qëndrim të redaksisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara