Ekonomia, vjehrra, kanali televiziv për t’u parë… ka shumë alternativa sherri për një çift, por duhet të dini që debatet dëmtojnë shëndetin.
Sipas një studimi mjekësor 20 vjeçar nga Universiteti i Utah (SHBA), çiftet që nuk debatojnë janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se ata që grinden rregullisht me njëri tjetrin.
Kërkuesit shkencorë kane ndjekur rreth 1700 çifte të martuara gjatë dy dekadave, duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre mbi cilësinë e jetës që ata bëjnë, shkruan revistaclass.
Shkencëtarët dolën në përfundim se sa më shumë të debatonin me njëri tjetrin, aq më i keq ishte shëndeti i tyre i përgjithshëm dhe se martesa e lumtur ishte çelësi i një jetë të gjatë./opinion.al/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...