Xhemperët me ngjyrë të bardhë, të hirtë apo me nuanca të errëta, në mënyrën më delikate zbulojnë shpinën dhe duken shkëlqyeshëm në kombinim me xhinset më të thjeshta
Edhe pse xhemperët e thurur kurrë nuk i kemi konsideruar pjesë të veshjeve të cilat janë në majë të trendëve të modës, duhet patjetër të pranojmë që këtë sezon do të jenë pjesë “themelore” elegante të cilët po pushtojnë Instagramin dhe rrjetet e tjera shoqërore.
Obsesion veror ishin fanellat, këmishët, fustanet të cilat zbulojnë shpinën, ndërkaq tani ai trend ka kaluar te xhemperët.
Këtë sezon, janë moderne pjesët e veshjeve të cilat në mënyrën më suptile zbulojnë shpinën, pra në mesin e tyre me siguri janë edhe xhemperët.
Ky trend tashmë mund të shikohet në Instagram, ndërkaq blogeret e modës i prezantojnë kombinimet e veshjeve me pjesë interesante apo me kollare në shpinë.
Xhemperët me ngjyrë të bardhë, të hirtë apo me nuanca të errëta, në mënyrën më delikate zbulojnë shpinën dhe duken shkëlqyeshëm në kombinim me xhinset më të thjeshta, transmeton Telegrafi. Këta xhemperë të këndshëm gjithsesi do të jenë në trend edhe këtë pranverë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit