Nga data 5 shkurt, zyrtarisht jemi edhe në vitin e Derrit sipas horoskopit kinez.
Derri është shenja e fundit e këtij horoskopi, pasi besohet se në kohën kur Budhha ftoi në takim të gjitha kafshët, ishte pikërisht Derri që erdhi i fundit në takim, pasi gjatë rrugës, kishte ndaluar për të ngrënë dhe për të fjetur, shkruan portali arbresh.info
Prandaj edhe besohet se njerëzit që i përkasin shenjës së Derrit, nuk ia prishin terezinë vetes, janë shumë miqësorë, të qeshur dhe të dashur.
Viti i Ri kinez festohet me një maratonë festimesh, duke përfshirë traditat dhe ritualet.
Festa zgjat për 2 javë, fillon me datën 5 dhe përfundon me datën 19 shkurt, kur edhe shfaqet hëna e plotë.
Festivali festohet në vende me popullsi të madhe kineze, duke përfshirë Kinën kontinentale, Hong Kongin, Indonezinë, Malajzinë, Tailanda, Vietnam, Kamboxhia, Mauritius, Australi, Filipine, Singapor dhe Tajvan.
Sipas zodiakut kinez, ky është viti i derrit. Megjithatë, ata që kanë lindur më 2019 para 5 shkurtit i përkasin vitit të qenit. Vitet e mëparshme të derrave përfshijnë 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007.
Ngjyrat me fat të kësaj shenje janë ngjyra rozë, e verdha, gri dhe ngjyrë kafe. Numrat me fat janë dy, pesë dhe tetë.
Ata që lindin në shenjën e Derrit mendohet se ia kalojnë për mrekullit me ata që kanë lindur në shenjën e Tigrit, Lepurit dhe Dhisë.
Në përgjithësi, ata që lindin në shenjën e Derrit janë persona të butë, besohet që sjellin fat dhe pasuri, janë të qeshur, të dhembshur, bujarë dhe të guximshëm.
Personalitet e njohura që kanë lindur në shenjën e Derrit janë: Amy Ëinehouse, David Boëie, Elton John, Elvis Presley…/arbresh.info/
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës