Viti 2019, këto janë ngjyrat që sjellin fat për shenjat e horoskopit

21:30 | 2 Dhjetor 2018

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë dhe do të hyjnë më vitin e 2019.

Sipas horoskopit kinez, viti 2019 pritet të jetë një vit i mirë për të gjithë, sepse është viti i Derrit, i cili përfaqëson prosperitet.

Ngjyrat kryesore për këtë vit janë e kuqja dhe e bardha, shkruan portali arbresh.info

Nëse dëshironi që gjërat të shkojnë mbarë për ju dhe që viti 2019 të jetë vit i lumtur atëherë sigurohuni të vishni ngjyrat e duhura.

Dashi

Duhet të visheni me ngjyrë rozë, që paraqet dashurinë universale. Me ngjyrë të kuqe që paraqet energjinë dhe pastërtinë. Shmangni ngjyrat e errëta si e zeza dhe ngjyrë kafja.

Demi

Ngjyra juaj që sjell fat vitin tjetër është jeshilja, e cila pritet të sjellë fat të mirë për ju. Shmangni ngjyrën e verdhë, sepse sjell negativitet për ju.

Binjakët

Mos harroni që të vesheni me ngjyrën e kaltër, në mënyrë që të merrni lajme sa më të mira, e cila edhe sjell qetësi dhe largon stresin.

Gaforrja

Ngjyra e duhur e gaforres është e kuqja, e cila personifikon pasionin e tyre, e cila edhe pritet të sjellë ndryshime të mëdha në jetë dhe karrierë. Shmangni ngjyrën portokalli dhe të kuqe.

Luani

Luani duhet patjetër që të veshë gjëra me ngjyrë të verdhë. Por, edhe nëse vishni rroba me ngjyrë ari, të gjelbërt ose të kuqe të ndezur, atëherë një fat i mirë do ju presë.

Virgjëresha

Ngjyra e vitit 2019 për shenjën e Virgjëreshës është lejla, shkruan portali arbresh.info.Kjo ngjyrë do të sjellë shpresë për ju, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Shmangni ngjyrën e zezë dhe të gjelbërt.

Peshorja

Ngjyra që duhet të veshin Peshoret është e bojë qielli, e gjelbërt e lehtë dhe maron do të jenë idealet per ju. Këto ngjyra pritet të sjellin fat të mirë në punë dhe në shtëpi. Shmangni ngjyrën portokalli dhe të verdhë.

Akrepi

Nga të gjitha shenjat, Akrepit i lejohet të vishet me ngjyrë të zezë, pasi për shenjën tuaj paraqet fuqinë. Shmangni ngjyrën e verdhë dhe të gjelbërt.

Shigjetari

Ngjyra ideale dhe që sjell fat për ju është e gjelbërta. Edhe ngjyra e kuqe mund të jetë favorite për jetën përsonale. Shmangni ngjyrën e kaltërt dhe të verdhë.

Bricjapi

Ngjyrat më me fat për Bricjapin janë bojë qielli dhe e gjelbërta e hapur. Një ngjyrë tjetër që do të sjellë fat edhe ngjyra e bardhë, prandaj lirisht mund të vishni një këmishë të bardhë.

Ujori

Për Ujorin ngjyra me fat për vitin 2019 është ngjyra portokalli. Shmangni ngjyrën e kuqe e cila pritet të sjell jo shumë lajme të mira për ju.

Peshqit

Ngjyrat me fat për peshqit janë e verdha dhe e gjelbërta, pasi që të dyja ato përfaqësojnë inspirim dhe natyrë. Shmangni ngjyrën e hirtë dhe ngjyrën kafe, pasi mund të kenë ndikim negativ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara